Presidenti Ilir Meta është takuar këtë të martë me ambasadorin e Spanjës, Vicente Canelles Montero.

“Vlerësova rolin e tij aktiv dhe kontributin e dhënë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe mbështetjen që Spanja ka dhënë në procesin e integrimit europian të vendit”, thotë Meta gjatë një postimi në rrjetet sociale.

Presidenti shprehet se mes tij dhe ambasadorit spanjoll u diskutua rreth zhvillimeve në Shqipëri dhe në rajon si dhe mundësive për një prani më të madhe të Spanjës në Ballkanin Perëndimor. /tvklan.al