Presidenti Ilir Meta është takuar me kampionin e ri në boks, Robin Krasniqi.

Duke pozuar sëbashku me Krasniqin, Meta shfaqet duke mbajtur një prej brezave të kampionit të boksit.

“Kënaqësi e veçantë të takoja Kampionin e ri të botës në boks, në versionin WBA dhe IBO, Robin Krasniqi. Puna, përkushtimi dhe sakrificat e tij drejt suksesit, janë frymëzuese! Krenar për ty Robin”, shkruan Meta në Facebook. /tvklan.al