Përfundon takimi i Presidentit Ilir Meta dhe koalicionit opozitar. Mbledhja zgjati më shumë se 1 orë. Pritet që Presidenca të dalë në një njoftim zyrtar për këtë mbledhje.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe aleatët mbërritën në Presidencë në orën 9:00 ashtu siç ishte parashikuar.

Edhe pse ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar mësohet se në takim është diskutuar reforma në drejtësi dhe konstituimi i Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu kreu i shteti ka ftuar në takime të ndara edhe Fondacionin e Shoqërisë së Hapur (Soros), si edhe Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë për t’i informuar për situatën e rëndë të funksionimit të shtetit ligjor që rrezikon sipas tij izolimin e vendit.

Ndërkohë Meta ka paralajmëruar se do të depozitojë në prokurori kallëzimin penal ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, të cilin e akuzon për dy vepra penale; atë të shpërdorimit të detyrës, si dhe përvetësim titulli apo detyrës shtetërore./tvklan.al