Meta takohet me përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare

Meta takohet me përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare

18:40 24/01/2020

Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e 5-të Botëror për Holokaustin, Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi edhe një takim në Jeruzalem me përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare, që jeton dhe punon prej dekadash në Izrael.

Presidenti Meta i falenderoi për kontributin e tyre të shkëlqyer për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Kreu i shtetit e vlerësoi si një hap të rëndësishëm në këtë drejtim edhe përkushtimin maksimal të bashkësisë izraelito-shqiptare për ngritjen në Vlorë të Muzeut të Historisë Hebraike./tvklan.al



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi