Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Kreu i shtetit ka shpërndarë në rrjetet sociale momentin e takimit me zyrtarin e lartë amerikan gjatë darkës zyrtare të organizuar në DASH nga Aleanca Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lirive Fetare.

“Unë konfirmova në fjalën time se Shqipëria do vazhdojë të jetë shembull i harmonisë ndërfetare dhe një mbështetëse aktive e Aleancës.
Së bashku me SHBA dhe partnerët tanë, përmes Deklaratës së Parimeve, forcuam angazhimin e përbashkët për mbrojtjen dhe avancimin e lirisë së besimit, si një e drejtë themelore e njeriut dhe për të kundërshtuar çdo forme dhune e shkelje të saj, kudo që të shfaqet”,
shprehet Meta.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Presidenti Meta pritet të takojë zyrtarë të lartë të administratës amerikane, në Kongres dhe në Senat.

Të mërkurën, me Sekretarin amerikan të Shtetit u takua edhe Kryeministri Edi Rama. Ai u prit nga Pompeo në cilësinë e kreut të misionit të OSBE-së. Në Facebook, Kryeministri bëri të ditur se gjatë takimit u fol për rindërtimin pas tërmetit, paketën AntiKÇK, Shengenin Rajonal dhe dialogun Kosovë-Serbi./tvklan.al