Presidenti Ilir Meta është takuar me Presidentin e Pakistanit Arif-Ur-Rehman Alvi gjatë vizitës së tij në Stamboll. Në bashkëbisedimin me homologun e Pakistanit, Meta bisedoi për intensifikimin e marrëdhënieve dy dhe shumë palëshe dhe ato të ekonomike.

Presidenti Meta i uroi Presidentit Alvi suksese në detyrën e re si President i Pakistanit dhe e siguroi atë për vazhdimin e forcimit të bashkëpunimit tradicional midis dy vendeve tona, veçanërisht atyre në fushën ekonomike dhe shkëmbimeve tregtare.

Presidenti Meta inkurajoi Presidenti Alvi në angazhimin e tij kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, për t’i dhënë Pakistanit një rol të rëndësishëm për paqen në rajon. Të dy Presidentët u dakortësuan për të shkëmbyer vizita në nivelin më të lartë.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet në Turqi që prej ditës së djeshme kur mori pjesë në inaugurimin e aeroportit të ri në Stamboll.

/tvklan.al