Presidenti Ilir Meta ka qenë në Vlorë këtë të hënë ku është takuar me studentë të këtij qyteti.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit thotë se ndau me të rinjtë ide të ndryshme në të gjitha fushat e jetës.

Ai bën thirrje që të dëgjohet zëri i tyre dhe t’u krijohen shanset për të mos u larguar nga vendi.

“Kënaqësi të nisja sot ditën, me një bashkëbisedim të ngrohtë në Vlorë me studentë të këtij qyteti, të cilët studiojnë brenda dhe jashtë vendit.Ndamë shumë ide të çmuara për domosdoshmërinë e angazhimit të tyre energjik, në të gjitha fushat e jetës, për t’i dhënë Vlorës shkëlqimin dhe krenarinë e merituar.  Të dëgjojmë zërin e të rinjve dhe të bëjmë çdo përpjekje për t’ju krijuar të gjitha shanset dhe mundësitë për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt në Atdheun tonë”, shkruan Meta.

/tvklan.al