Presidenti Ilir Meta zhvilloi këtë të diel një takim me Kryeministrin e dorëhequr të Kosovës, Ramush Haradinaj. Takimi u zhvillua në Prishtinë dhe u jnoftua nga të dyja palët në rrjetet sociale.

“I lumtur të takoja sot Kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë. Krenar për karakterin e tij frymëzues!”, shkruajti Meta në faqen e tij në Facebook.

Ndërsa Haradinaj, i cili dy ditë më parë dha dorëheqjen nga posti i Kryeministrit shkruajti: “Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë me vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyer mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”./tvklan.al