Meta takon ministrin Luigi Di Maio

Meta takon ministrin Luigi Di Maio

16:20 20/11/2020

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Ministrin të Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio.  

Në një njoftim për mediat nga Presidenca bëhet me dije se Meta e falënderoi për dërgimin në Shqipëri të specialistëve italianë në përballimin e situatës së COVID-19 dhe ndihmën gjatë tërmetit të 29 Nëntorit të vitit të kaluar.

Meta vlerësoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në proceset e integrimit euro-atlantik.

 “Shqipëria ka përpara saj përmbushje të domosdoshme të kushteve të funksionimit të shtetit demokratik: zgjedhje të lira dhe të ndershme, funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, liria e medias, etj”, u shpreh Meta.

Presidenti duke vlerësuar faktin se Italia mbetet një nga partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë, kërkoi një prani më të madhe të investitorëve seriozë italianë në sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare./tvklan.al





Të ngjashme