Meta takon opozitën dhe ambasadorët e BE

Meta takon opozitën dhe ambasadorët e BE

15:36 21/05/2020

Shembja e teatrit dhe Reforma Zgjedhore, në fokus të takimit

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar dhe Reforma Zgjedhore qenë në fokus të takimit që Presidenti Ilir Meta zhvilloi në orët e para të mëngjesit me përfaqësues të opozitës.

Takimi i thirrur nga kreu i shtetit vjen në një kohë kur çështja e Teatrit Kombëtar trazoi jo pak politikën, duke çuar në bojkotin e tryezës së Këshillit Politik nga ana e opozitës.

Teksa e cilëson të paligjshme dhe provokim për demokracinë dhe shtetin ligjor shembjen e teatrit, opozitës që ka nisur protestat me artistët, Presidenti i kërkoitë japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Në takimin që ka zgjatur për afro një orë, kreu i shtetit i ka njohur përfaqësuesit e opozitës me platformën 11 pikëshe për integrimin europian, që i vjen në ndihmë kapërcimit të krizës politike.

Paralel me takimin e krerëve të opozitës, në selinë e Presidencës u ngjit Ambasadorja Amerikane, e cila u prit nga kabineti i kreut të shtetit.

Fill pas takimit me krerët e partive opozitare, Presidenti Meta priti ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian. Hapja e negociatave, shembja e godinës së Teatrit Kombëtar, si dhe reforma Zgjedhore qenë në fokus të këtij takimi.

Qëndrimin e tij për vijimin e Reformës Zgjedhore, kreu i shtetit e ndau edhe me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë, ku theksoi rëndësinë që ka përfundimi sa më parë i këtij procesi në Këshillin Politik dhe miratimi i saj në Parlament, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR, edhe pse në kushtet e thyerjes së mëtejshme të besimit ndërmjet palëve.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo