Meta takon përfaqësinë e Komisionit të Venecias

Meta takon përfaqësinë e Komisionit të Venecias

14:23 10/09/2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka takuar këtë të martë një përfaqësi të Komisionit të Venecias.

“Kënaqësi të prisja sot një përfaqësi të Komisionit të Venecias. Nëse do ishin respektuar rekomandimet e tyre në të kaluarën, Shqipëria kurrë nuk do të ishte në këtë situatë”, shkroi Meta në një postim në rrjetet sociale.

Ndërkombëtarët do të mbledhin fakte për veprimtarinë e Presidentit Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe opinioni i tyre pritet të jepet në sesionin e Tetorit.

Delegacioni i Komisionit të Venecias mbërriti pasditen e djeshme në Tiranë. Më herët të martën ata u takuan me përfaqësues të opozitës, ndërsa më vonë gjatë ditës do të takohen me Kryeminsitrin Edi Rama dhe Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. /tvklan.al

Të ngjashme
UKT