Meta takon rektorët: T’u krijohen studentëve të gjitha kushtet për të patur akses të plotë në internet



Meta takon rektorët: T’u krijohen studentëve të gjitha kushtet për të patur akses të plotë në internet

11:35 13/02/2021

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me rektorët e universiteteve publike në vend ku është njohur nga afër me kushtet në të cilat po vijohet mësimi i diktuar nga pandemia e Covid. Në një postim në mediat sociale, Presidenti shkruan se ky takim është zhvilluar pasi më herët është njohur nga studentët për problemet e hasura kohët e fundit.  

I njohur, nga takimet e mia periodike me studentët, me vështirësitë dhe problemet e shumta, që hasin gjatë procesit mësimor në kushtet e pandemisë, thirra në një bashkëbisedim online përfaqësues të Qeverisë, rektorë dhe profesorë të Universiteteve Publike në vend”, shkruan kreu i shtetit.

Më tej Meta shton se “është tepër e rëndësishme, t’u garantohet studentëve zhvillimi i praktivave mësimore dhe laboratorike, të shtohen investimet e domosdoshme në teknologji e pajisje dhe t’u krijohen të gjitha kushtet për të patur akses të plotë në internet, me tarifa të ulta, gjatë kësaj periudhe të vështirë”.

Po ashtu mirëpret vendimin për të pranuar kërkesën e studentëve dhe rektorëve për të dhënë provimet në auditore dhe për të zgjatur sezonin e provimeve./tvklan.al







Të ngjashme