Meta takon Verhelyi: E informova që do kthej Reformën Zgjedhore në Kuvend



Meta takon Verhelyi: E informova që do kthej Reformën Zgjedhore në Kuvend

20:46 07/10/2020

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, gjatë viziztës në Tiranë ka zhvilluar një takim me Presidentin Ilir Meta. Ky i fundit ka publikuar disa foto nga takimi dhe shkruan se “E falenderova për të gjitha përpjekjet e tij dhe të institucioneve europiane për të mbështetur integrimin europian të Shqipërisë”.

Kreu i shtetit shprehet se ka biseduar me komisionierin për Reformën Zgjedhore dhe e ka informuar se do e rikthej për shqyrtim në Kuvend.

Duke u ndalur tek reforma zgjedhore, përcaktuar si kusht themelor për nisjen e negociatave të anëtarësimit, e informova Komisionerin se do të rikthej për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor”, shkruan Meta.  Ai shton se e ka garantuar Komisionerin Varhelyi se çdo zgjidhje do të vijë nga populli shqiptar.

Duke mirëkuptuar kërkesën dashamirëse të Grupit të PPE në Parlamentin Europian për t’i dhënë edhe një mundësi Kuvendit një-partiak të tërhiqet nga minimi i procesit zgjedhor, me pasoja të rënda e afatgjata ndaj integrimit europian të Shqipërisë, uroj që pushteti të kthehet tek Marrëveshja konsensuale e 5 Qershorit. E garantova Komisionerin Varhelyi se çdo zgjidhje do të vijë nga populli shqiptar”, vijon Meta në postimin e tij.

Më fund Presidenti shprehet se “25 Prilli do të jetë një referendum popullor që do t’u japë përgjigjen e merituar të gjithëve atyre që tentojnë të luajnë me të ardhmen europiane të vendit”./tvklan.al







Të ngjashme