“Kushtetuta të mos ndryshohet më nga Kuvendi”

Rrëzimin e dekretit të tij që kthente për rishqyrtim ndryshimet në Kodin Elektoral nga Parlamenti ne seancën e të enjtes, Ilir Meta e sheh si nxitje të Ramës për t’i kthyer zgjedhjet e 25 Prillit në një referendum popullor kundër qeverisë së tij.

“Sot shoqëria civile publikon nismën e saj për referendum dhe pro/ligjin për referendum. Pra, se si të konkretizohet ky detyrim kushtetues, që për dy vite i është mohuar popullit shqiptarë në mënyrën më të pabesë. Dje, kryeministri ftoi shqiptarët më 25 Prill në një referendum të jashtëzakonshëm. Jam i sigurt që gjithë shqiptarët do të marrin pjesë në referendumin e 25 Prillit dhe të gjithë do të votojnë për Shqipërinë në Evropë. Ftoj qytetarët në referendum në 25 Prill”.

Ilir Meta ka dalë në krah të nismës së shoqërise civile që ka gati projektligjin për referendumet. Ai i bën thirrje Parlamentit, që vetë e cilëson si ilegjitim, ta miratojë këtë iniciativë. Madje për të, edhe Kushtetuta nuk duhet të ndryshohet më nga Parlamenti por me referendum.

Kreu i shtetit u kursye ne komente të tjera për zhvillimet politike, por e kishte një arsye dhe për këtë.

“Tek Çani sot në darkë të gjitha”.

Tv Klan