Një mesazh për situatën e ka dhënë sot edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga Presidenca, kreu i Shtetit nënvizoi reflektimin e palëve sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës që po përjeton vendi dhe rikthimin në normalitetin e respektimit të shtetit ligjor.

 “Çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj europiane e njëkohësisht të gjithë aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar”, – ka thënë Meta gjatë takimit.

Tv Klan