“Problem demokracia në vend dhe jo vetoja bullgare”

Presidenti Meta doli këtë të shtunë përpara gazetarëve për të ngritur shqetësimin mbi 45 rekomandimet e renditura në rezolutën e miratuar nga Parlamenti Europian ku me shumicë votash i kërkohet Komisionit Europian një datë për konferencën ndërqeveritare për Shqipërinë.

Kreu i shtetit i merr me rezerva deklaratat publike të bëra nga zyrtarët e lartë të BE kur janë në krah të kryeministrit, pasi për të, të gjitha janë të qarta që Shqipëria ka probleme të mëdha me demokracinë. Edhe pse kërkon që Shqipërisë t’i hapen negociatat zyrtare për të vetëm Maqedoni e Veriut e meriton ecjen drejt këtij hapi.

I pyetur për negociatat që po bëjnë palet për presidentin, deklaron se nuk do të komentojë edhe pse pa një koment nuk e la këtë proces.

Ilir Meta: Opozita bëri jo gabim, por një krim duke djegur mandatet.

Gjithsesi, ka një urim për pasardhësin e tij dhe tregon “detyrën” e re që do marrë pas 24 Korrikut.

Ilir Meta: Do të jem një ushtar i paparë në mbrojtje të demokracisë.

Tv Klan