Presidenti Ilir Meta ndodhet në jug të Shqipërisë  ku ka vizituar edhe fshatin turistik të Borshit. Por kreu i shtetit është ndalur në rrugën e dëmtuar pas motit të keq disa muaj më parë.

Por pikërisht këtë shembje, Meta e konsideron si një nga kryeveprat e babëzisë.

“Në një nga kryeveprat e babëzisë.  25 Prilli, referendum kundër korrupsionit! Llogaridhënia nis, që në mëngjesin e 26 Prillit”, shkruan Meta.

Në lidhje me shembjen e rrugës së Borshit ka pasur akuza edhe nga PD-ja se ka ardhur si pasojë e korrupsionit. /tvklan.al