Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot për situatën e COVID-19 dhe shkruan se mjekët nuk po marrin mbështetje financiare dhe pse janë të rrezikut për t’u infektuar.

Në një njoftim në mediat sociale, Meta shkruan se shteti duhet të mbështesë me trajtim financiar bluzat e bardha.

“Mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës i spitaleve COVID, i qendrave rajonale, si dhe mjekët e familjes, për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut infektiv duhet të mbështeten me trajtim financiar suplementar nga shteti”, shkruan Meta.

Më tej Presidenti shton se koha është për të vepruar dhe nuk duhet pritur më. “Shtimi i rasteve së humbjes së jetëve nga radhët e bluzave të bardha, e bën këtë masë të domosdoshme. Koha për të vepruar nuk pret më”, përfundon Meta./tvklan.al