Presidenti Ilir Meta i ka bërë edhe njëherë thirrje qeverisë që të rimbursojë faturat e të gjithë pacientëve me Covid të cilat janë kuruar në shtëpi.

Memta në një postim në mediat sociale, shkruan se “dëshmitë e pacientëve të infektuar me COVID-19 dhe të afërmve të tyre tregojnë se me mijëra familje kanë humbur kursimet apo po hyjnë në borxhe në mungesë të të ardhurave të mjaftueshme për të përballuar koston e lartë të barnave dhe analizave të shumta”.

Postimi i Presidentit Meta

Ai shton se qytetarët nuk mund të lihen më në mëshirë të fatit përballë një virusi kaq të rrezikshëm, që vetëm dje mori 21 jetë dhe bën thirrje që “dokrrat me ‘shëndetësinë falas’ dhe çdo demagogji tjetër duhet të marrin fund”.

Presidenti komenton dhe planin e vaksinimit dhe thotë se nuk duhet të ketë ndarje klasore të popullsisë.

“I vetmi prioritet dhe preokupim duhet të jetë: Mbrojta e shëndetit dhe jetës së qytetarëve”, mbyll reagimin e tij kreu i shtetit./tvklan.al