Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve që të marrin pjesë pasivisht në zgjedhjet e 25 Prillit. Në një postim në mediat sociale, teksa i quan zgjedhje një referendum historik kreu i shtetit se fuqia e vërtetët e çdo qytetari  është vota.

Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, u bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe shqiptarëve, të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit 2021. Vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh”, thekson Presidenti.

Më tek Meta shkruan se pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision patriotik dhe se askush nuk duhet të mungojë!

I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre!”, përfundon reagimin Presidenti Ilir Meta./tvklan.al