Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një tjetër mesazh kryeministrit Edi Rama, pa i përmendur emrin drejtëpërdrejtë, dhe kërkon që të zbatohet marrëveshja e 5 qershorit, të cilën e quan historike.

Meta edhe pse nuk përmend emrin e Ramës, duke qartë se i drejtohet atij kur shkruan “shefin e pakicës së pakicës”, dhe shton se nuk ka asnjë formulë që e shpëton nga 25 prilli.

Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit. Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill.

Por fajin për këtë situatë të rëndë psiqike, prapë e ka Opozita e Bashkuar. Se ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve”, shkruan Presidenti.

Më herët gjatë ditës kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, janë përfshirë në një debat virtual mes tyre. Basha kërkoi që qeveria të zbatonte planin e saj për përballimin e menaxhimit të pandemisë. Nga ana tjetër kreu i qeverisë iu përgjigj duke thënë se “plani i Bashës është tramvaj me shalqi me prove” dhe Meta do ishte makinist në këtë tren.

Po ashtu sot zhvillohet dhe mbledhja e Këshillit Politik, ku palët kanë shkëmbyer akuza kundër njëra-tjetrës për bllokim procesi dhe duket se mund të “griset” marrëveshja e 5 qershorit./tvklan.al