Meta tregon kur e ka kaluar Covid



Meta tregon kur e ka kaluar Covid

20:10 07/04/2021

I kthen përgjigje Ramës: Më akuzonte mua kur Stresi me një thirrje i rrëzoi gjysmën e qeverisë

Nga Vlora ku ftoi palët në një tryezë në një përpjekje për të zgjidhur situatën e krijuar në Aeroportin e Rinasit, Presidenti Ilir Meta i ktheu përgjigje edhe akuzave të Kryeministrit Edi Rama, i cili më herët grevën e kontrollorëve të AlbControl e cilësoi grusht shteti pas së cilit fshihet Ilir Meta dhe Sali berisha.

Meta tha se Rama vijon të përsërisë të njëjtën gjë, duke marrë si shembull akuzat që i bëri në kohën kur u vra Klodian Rasha. Presidenti u shpreh se në atë kohë, teksa kryeministri e akuzonte se qëndronte pas këtyre protestave ai ishte me Covid.  

Qëkur persona të papërgjegjshëm që i motivon për dhunë ndaj popullit, polici, vranë të riun Klodian Rasha, edhe kur Stresi me një thirrje i rrëzoi gjysmën e qeverisë, më akuzonte mua si organizator të minorenëve. Ndërkohë unë ta dini ju, e dinte dhe ai shumë mirë, se unë isha në rezidencën e presidentit, isha me Covid. Po nuk doja as të flisja, sepse vuanin shumë njerëz me Covid në atë kohë, siç vuajnë edhe sot, as të shmangia vëmendjen nga problemet e tjera. Unë jam mësuar me të gjitha këto lloj akuzash. Por kjo është një shaka shumë e rëndë”.

Sa i përket grevës së kontrollorëve, Meta shtoi: “Unë nuk mendoj se kontrollorët kanë 100 përqind të drejtë, por ama të drejtë për përgjigje kanë. E dyta, të drejtë për një zgjidhje kanë”./tvklan.al







Të ngjashme