“Nuk u përfshiva në fushate, e bëri Rama”

Ndryshe nga deklaratat e forta të bëra deri në 25 Prill, pas shkarkimit nga Parlamenti, Presidenti  Ilir Meta u shfaq përpara gazetarëve me tone të ulëta, duke thënë në një konferencë për shtyp se ai nuk ishte përfshirë në fushatë elektorale, por se ishin të tjerë ata që e kishin bërë një veprim të tillë.

Por një nga argumentet e maxhorancës në raportin për shkarkimin e tij ishin edhe disa deklarata  të bëra nga kreu i shtetit, kur ky i fundit shprehej se nëse Kryeministri Rama do të fitonte zgjedhjet, ai nuk do të ishte më president.

Qëndrime këto sipas shumicës që provojnë pozicionim e kreut të shtetit me një forcë politike në zgjedhje e që sipas saj bien ndesh me detyrimet kushtetuese, neni 86/1 të presidentit për të qenë përfaqësuesi i unitetit kombëtar.

“Në qoftë se kjo shumicë aktuale konfirmohet në mënyrë demokratike pa prekur votën e popullit, siç ka ndodhur me zgjedhjet që i dimë në të kaluarën, presidenti jep dorëheqjen në datën 26 Prill”.

Ilir meta shkoi edhe më tej kur deklaroi se do të bashkëpunojë me shumicën dhe opozitën e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit, duke thënë se vendi po i rikthehet një epoke të pluralizmit.

Pa shigjetuar në këtë dalje Meta nuk la edhe kreun e opozitës Lulzim Basha ndonëse nuk ia përmendi emrin, kur foli për djegien e mandatave dhe nxjerrjen në pritë të presidentit.

Tv Klan