Presidenti Ilir Meta uroi Katerina Sakellaropoulou për betimin e saj si Presidentë e re e Greqisë. Meta i uroi Sakellaropoulou suksese në detyrën e lartë.

Kreu i shtetit u shpreh i bindur për domosdoshmërinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona fqinje.

“I bindur në domosdoshmërinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona fqinje dhe popujve tanë miq, në dobi të prosperitetit të tyre, adresimit të përbashkët të sfidave dhe kërcënimeve të globalizimit, dhe në dobi të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë”, shkruan Meta në rrjetet sociale./tvklan.al