Presidenti Ilir Meta, me anë të një mesazhi në rrjetet sociale ka uruar Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet. Kreu i shtetit ka uruar gjithashtu partitë shqiptare për përfaqësimin e lartë në parlamentin e ri.

“Shumë urime Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e lira, demokratike dhe konkurruese! Shumë urime partive shqiptare për përfaqësimin e lartë në Parlamentin e ri. Të bashkojmë përpjekjet për të ecur së bashku për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, shprehet Meta.

Në bazë të rezultateve të deritanishme LSDM ka fituar 46 deputetë, VMRO DPMNE-ja 44, BDI-ja 15, Aleanca Alternativa 12, “E majta” dhe PDSH 1 deputet. Por këto ndarje të mandatave mund të ndryshojnë deri në numërimin përfundimtar të votave.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev shpalli fitoren e partisë së tij duke theksuar se Maqedonia e Veriut tanimë ka të ardhme edhe më të sigurt. /tvklan.al