“Vendimi për shembjen vë në rrezik paqen sociale

Vendosmërinë e Kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës për t’i shkuar deri në fund projektit për të ndërtuar Teatrin e ri Kombëtar mbi rrënojat e atij ekzistues, Ilir Meta e vlerëson si veprimtari kriminale përveçse penale dhe antikushtetuese.

Duke komentuar vendimin e Këshillit Bashkiak të një dite më parë për shembjen e godinave ekzistuese, Meta ripërsëriti edhe njëherë nga Kavaja apelin për të hequr dorë nga plani i shembjes së Teatrit Kombëtar.

Nuk është se kam diçka të re nga 24 orët e mëparshme kur dola para jush për të sqaruar arsyet e padisë së re në Gjykatë Kushtetuese, por ende nuk mund të besoj disa akte, një pjesë të cilat janë denoncuar edhe në institucionin e Prokurorisë, pasi më duket një papërgjegjshmëri përtej çdo ekstremi dhe përtej çdo llogarie sepse nuk kemi të bëjmë thjesht me një shkelje të Kushtetutës, shkelje të ligjeve, nuk kemi të bëjmë thjesht me përgjegjësi penale të personave që do të përfshiheshin në shkatërrimin e TK, por aktet e bëra publike në 24 orë, flasin në mënyrë të qartë  për një veprimtari të mirëstrukturuar kriminale që do të ishte paamnistueshme në çdo kohë”.

Presidenti kujton opinion e komisioneres europiane për kulturën për çështjen e teatrit dhe deklaron se me planin për shembjen e tij po rrezikohet paqja sociale.

“Në këtë situatë ende  pandemie në vend që të merremi me menaxhimin edhe më transparent të saj dhe me përballimin e pandemisë ekonomike, nuk mund të bëjmë një marrëzi të tillë, të tentojmë ti vemë kazmën TK që do të ishte e barazvlefshme për ti vënë kazmën përpjekjeve tona për të ecur me Maqedoninë për rrugën europiane, gjithashtu do të ishte një provokim për paqe sociale në vend hpresoj të ketë ende reflektim dhe aktet që kam parë në media  të mos jenë të vërteta”.

Kreu i shtetit heq një paralele mes projektit të shembjes së teatrit me prishjen e objekteve të kultit nga regjimi hoxhist.

Na mjaftojnë kazmat e komunizmit ndaj kishave e objekteve të kulturës”.

Këto komente u përcollen pikërisht nga një objekt kulti, si xhamia e Kavajës, ku Presidenti ishte për të uruar muajin e shenjtë të Ramazanit.

Tv Klan