Presidenti Meta ka vlerësuar së tepërmi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Gjatë vizitës së tij zyrtare në Podgoricë, ai u prit nga homologu Milo Gjukanoviç. Kreu i shtetit vlerësoi rolin e shqiptarëve si faktor kyç në rritjen e angazhimit në proceset integruese.

“Jam krenar për përkushtimin e shqiptarëve këtu në Malin e Zi, që nga pavarësia, që nga shtetformimi dhe në vijimësi për të gjithë mbështetjen e palëkundur që i kanë dhënë forcimit të shtetit të Malit të Zi dhe integrimit të tij euro-atlantik dhe në Bashkimin Europian. Sepse në këtë mënyrë i kanë shërbyer interesit më të lartë, jo vetëm të Malit të Zi, por në këtë mënyrë i kanë shërbyer edhe forcimit të paqes, të sigurisë dhe të stabilitetit në rajonin tonë”.

Presidenti Meta i premtoi homologut Gjukanovi se Shqipëria do të ketë një angazhim më të madh për respektimin dhe promovimin e të drejtave të pakicës malazeze në vendin tonë.

Tv Klan