“Do të kërkoj të merren masa të shpejta”

Kreu i shtetit vizitoi familjet e prekura në Fushë Mamurras dhe Laç. Presidenti Meta theksoi rëndësinë e bashkëpunimit më të mirë e të plotë për menaxhimin e shpejtë dhe të suksesshëm të të gjithë pasojave nga tërmeti i 26 Nëntorit. 

“Për të gjitha rastet që kam verifikuar sot, do të kërkoj zyrtarisht që të merren masa të shpejta, energjike dhe veprimet të jenë ligjore, në mënyrë që edhe përgjegjësia të jetë e plotë për të ardhmen”, u shpreh kreu i shtetit.

Tv Klan