Rama: Mos fut hundët në punët e ekspertëve, mbaje maskën

Situata e krijura nga pandemia është gjetur si arsye për përplasjen e radhës mes Presidentit dhe Kryeministrit.

Presidenti i është drejtuar me një letër ministres së Shëndetësisë që për dijeni i është nisur dhe kreut të ekzekutivit ku i kërkon informacion për masat e marra pas përkeqësimit të shifrave të të infektuarve.

Dhe nuk kuptohet përse në optikën e Presidentin situata mund të agravohet edhe për shkak të krizës politike e veçanërisht  pas shkeljes se marrëveshjes së 5 Qershorit.

“Me përshkallëzimin e krizës së rëndë politike e institucionale, veçanërisht pas shkeljes brutale e të njëanshme të Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit, situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe, që duhet parandaluar në kohë”.

Por Kryeministri ka zgjedhur që letrës zyrtare të Presidentit adresuar ministres, t’i përgjigjet ai personalisht në rrjetet sociale dhe kërkesën për informacion nga kreu i shtetit e cilëson futje hundësh në punë që nuk i përkasin.

“Ilir ti s’ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore! Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia,mblidh edhe partinë tënde që të mos bëjë thirrje histerike kundër maskës dhe shiko punën që ke se vetëm atë s’po bën prej kohësh”.

Rama thotë se shifrat aktuale janë brenda parashikimeve të ekspertëve dhe serespektimi i masave të diktuara prej tyre do të shmangte një mbyllje të re të vendit.

Tv Klan