Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur Partitë Popullore Europiane për vëmendjen e tyre dhe thirrjet e përsëritura për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Në një postim në rrjetet sociale, Meta i garanton ata se 99% e popullit shqiptar mezi e pret hapjen e negociatave.

Në fund, kreu i shtetit thotë se zgjedhjet e 25 Prillit do të jenë ato që do t’i japin fund injorimit të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin.

“I garantoj se mbi 99% e popullit shqiptar, mezi e pret hapjen e negociatave dhe se zgjedhjet e 25 prillit 2021 do t’i japin fund injorimit të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin, duke e rivendosur vendin, plot energji të reja, drejt Bashkimit Europian”, shkruan Meta.

Presidenti Meta ka shpërndarë në faqen e tij të Facebook-ut postimin e Michael Gahler, anëtar i Partlamentit Europian./tvklan.al