Informohet për arsyet e procedurave emergjente

Presidenti i Republikes vendosi të zhbllokojë Eurobondin, duke dhënë pëlqimin e tij për miratimin e shpejtë dhe hyrjes menjëherë në fuqi të ligjit, çka përshpejton procesin e daljes së Shqipërisë në bursën e Londrës për të marrë hua 650 milionë Euro.

Ne arsyetimin e vendimit te tij, Meta sqaron se është informuar për nevojën dhe urgjencën e procedurave përmes një shkresë nga Komisioni për Ekonominë dhe Financat.

Më herët, kreu i shtetit nuk e kishte dhënë pëlqimin e tij duke bllokuar Eurobondin, pasi e kishte konsideruar të pamjaftueshëm argumentimin e kërkesës nga Kuvendi.

Tv Klan