Një meteor ka rënë Sardenja të Italisë. Qielli është ndezur dhe vezulluar duke lënë të mahnitur mijëra banorë. Një top i shndritshëm ka përshkuar qiellin e errët, duke i lënë të magjepsur të gjithë.

Sipas ekspertëve, meteori që ra në det midis Sardenjës dhe ishujve Balearik nuk ishte asgjë më tepër se një “fragment meteori”. Mendohet se meteori udhëtoi me shpejtësi shumë të madhe dhe se ishte i përbërë nga hekuri e me kontakt me atmosferën është djegur, duke mundësuar një vezullim të fuqishëm.

Raportimet e bëra nga Cagliari, Carbonia, Nuoro, dhe Dolianova raportuan ngjarjen në të gjithë mediat italiane.

Pak kohë më parë, një meteor që peshonte rreth 14 kg ra në një fushë orizi në Indi.

Klan Plus