Reshje intensive të shiut do të mbizotërojnë pothuajse gjatë gjithë ditës së sotme në vendin tonë.

Por sipas meteorologëve, kjo situatë do të vazhdojë deri në mbrëmje, kur dhe do të ketë rënie të intensitetit të shiut dhe përmirësim të kushteve të motit.

Por sipas meteorologut të Meteoalb, Akil Osmani, nga dita e nesërme do të fillojë ulja e temperaturave.

Në një lidhje me Skype për Klan News, gjatë fundjavës pritet që të bien reshje dëbore në territorin e vendit, kjo për shkak të vlerave minimale negative.

Edhe zonat qëndrore herë pas here deri në orët e mesditës pritet që të kenë rrebeshe shiu. Më pas pasditja dhe mbrëmja sjell dobësim të reshjeve të shiut duke bërë që orët e vona të natës të sjellin edhe përmirësim gradual gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes së sotme duke qenë se kemi një rënie të vlerave termike në zonat e thella veriore-verilindore, pritet të kemi dhe rishfaqje të reshjeve të dëborës. Por që nuk pritet të jenë në sasi shumë të mëdha. Ndërsa duke qenë se ditën e premte kemi përmirësim të kushteve të motit, por gjithashtu dhe rënie të ndjeshme të vlerave termike, kjo rënie do të vijojë edhe gjatë fundjavës, duke bërë që reshje të cilat pritet të bien gjatë fundjavës të jenë reshje kryesisht dëbore në vendin tonë. Pritet që minimumet në zonat malore të territorit shqiptar të zbresin edhe në -15 apo -16 gradë Celsius. Po ashtu, edhe në zonën e ulët do të kemi regjistrim të vlerave negative minimale gjatë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesit”, u shpreh meteorologu Akil Osmani.

Klan News