Një teknikë e re inovative po përdoret për ndërhyrjet tek koronaret. Në Itali, në spitalin e Padovas është aplikuar për herë të parë dhe ka rezultuar me sukses. Bëhet fjalë për bombardim me laser për pjesët e bllokuara të koronareve. Pacienti i ishte nënshtruar edhe dy ndërhyrjeve të mëparshme, më teknikat klasike te përdorura deri më sot, por pa rezultat.

Mjekët shpjegojnë se mundësia e përdorimit të lazerit në shpërberjen e pjesës së bllokuar, mund të pasohet më pas në siguri të plotë dhe pa komplikacione edhe nga ndërhyrja për vendosjen e stentit. Sipas tyre kjo gjë do të ulë rrezikun e një infarkti të pacientit më pas, gjë që verfikohej shpesh për shkak të problemeve të mëvonshme që mund të shfaqeshin pas ndërhyrjeve klasike, veçanërisht tek një 5% e pacientëve të cilëve nuk mund ti nësnshtroheshin ndërhyrjeve, si pasojë e nivelit të lartë të klasifikimit të koronareve.

Metoda e re me lazer ka edhe një avantazh tjetër. Ajo funskinon me ultratinguj, dhe nuk dëmton koronaret, pasi valët veprojnë vetëm mbi strukturat e ngurta. Në përfundim të ndërhyrjes tek pacienti në rastin konkret, koronaria e sëmurë u zhbllokua plotësisht duke lejuar një flusk normal të gjakut, duke evituar në këtë mënyrë edhe një ndërhyrje kirurgjikale për bypass.

Klan News