Udhëtarët në Dubai sapo dalin nga stacioni i tyre i metrosë mirëpriten me melodi të këngëve arabe dhe jo vetëm. Qëllimi është që të inkurajohen sa më shumë njerëz të përdorin transportin publik dhe që udhëtimi i tyre nga puna për në shtëpi të bëhet më i këndshëm.

Këngët realizohen nga muzikantë të cilët po marrin pjesë në edicionin e tretë të Festivalit të Muzikës Dubai Metro.

“Në fillim zgjodhëm t’i bënim shfaqjet në mëngjes, por më pas vumë re se njerëzit janë të zënë, duan të shkojnë në punë dhe nuk kanë kohë të shijojnë muzikën. Kështu lindi ideja që të performojmë pasdite, pasi të mbarojnë punën, me këtë do ta mbyllin ditën e punës pozitivisht, një gjest i këndshëm nga ana jonë”.

Festivali 1 javor filloi më 6 mars dhe përfshin 20 muzikantë nga rajoni dhe më gjerë.

“Njerëzit po shohin diçka ndryshe dhe është me të vërtetë fantastike të jesh pjesë e 20 muzikantëve që të gjithë luajnë muzikë nga kultura të ndryshme në mbarë botën dhe kjo tregon se Dubai është një vend shumë përfshirës dhe ua rekomandoj të gjithëve që ta vizitojnë atë”.

Shumë banorë u mblodhën në stacione të ndryshme për të filmuar në telefonat e tyre artistët që u bien instrumenteve muzikore të ndryshëm.

Klan News