Pas shumë ngacmimesh mediatike në distancë, më në fund ish-kampioni i botës Floyd Mayweather do të ndeshet me irlandezin Conor McGregor në një përballje që i përket peshës së lehtë të mesme.

Data e sfidës është vendosur në 26 gusht dhe vendi do të jetë qyteti amerikan i Las Vegasit.

Ndeshja është konfirmuar nga 40 – vjeçari Mayweather, pas një postimi në rrjetet sociale.

Për shkak të peshës së tyre, përballja pritet të jetë tejet e luftuar. Për këtë arsye edhe interesimi është aq i madh sa të dy boksierët mund të fitojnë nga 100 milionë dollarë duke e bërë këtë një nga ndeshjet më të kushtueshme në historinë e boksit.

Mayweather, u tërhoq nga boksi dy vite më parë më një rekord absolut prej 49 fitoresh, 26 prej të cilave me Knock Out dhe asnjë humbje.

Ndërsa irlandezi McGregor, nuk ka bërë asnjëherë ndeshje në boksin profesionist. Sporti i tij është një përzierje e arteve marciale. Është ndeshur 24 herë dhe ka 21 fitore.

Leja për të boksuar i është dhënë nga një komision sportiv i Kalifornisë, dhe kjo do ti japë mundësinë të boksojë në shtetet e bashkuara

Sipas organizatorëve të ndeshjes, ajo që konsiderohej si marrëveshja e pamundur, u arrit.

Tv Klan