beqiraj

Ministria e Financave është detyruar të shpjegojë edhe njëherë partenitetin publik – privat me kompaninë që do të ndërtojë sistemin elektronik, që do të shërbejë në ndihmë të Drejtorisë së Tatimeve për mbledhjen e TVSH -së.

Zv/ministrja e Financave, Irena Beqiraj sqaroi se shteti nuk heq dorë nga e drejta ekskluzive e mbledhjes së të ardhurave.

Beqiraj tha se ky parneritet publik – privat nuk do të ketë asnjë kosto shtesë për bizneset dhe se qeveria parashikon që të ardhurat të rriten me 180 milionë dollarë në 10 vitet e ardhshme.

Për këtë shërbim, Ministria e Financave do të zhvillojë një tender ndërkombëtar.

Tv Klan