MiaNata e parë e Live Show-t “X factor Albania” për vitin 2014 solli në teatrin e Televizionit Klan këngë të reja finalistësh dhe performanca ndryshe nga ato te vitit që lamë pas.

9 konkurrentët ambiciozë, në këtë mbrëmje të ftohte Janari arritën të ndiznin skenën, duke rrëmbyer duartrokitje të pazakonta të spektatoreve në sallë, por edhe vleresime të atyre që e ndoqën në shtëpi dhe qe e komentonin në rrjetin social, Facebook.

Emocionet e forta nuk munguan në këtë mbremje, që nisi dhe perfundoi mes etheve të forta te garës. Kjo u vu re edhe tek Juria e X -Factor, e cila e kishte shumë të veshtirë të vendoste në sfidën finale. Nën ndjenjen e ankthit, suspancës në sfond dhe zërin e moderatores së këtij Talent Show, Alketa Vejsiu, në fillim u komunikuan emrat e 7 konkurrentëve që do vazhdonin të ishin pjesë e javës në vijim edhe në mbremjen e 10, ndërsa në Show-Down shkuan dy konkurentet nga Maqedonia, Mia dhe Laura.

Pas performancës së seciles prej tyre, publiku me votat e tij dhe juria me gjykimet e saj profesionale vendosi që ëndrrën ne X-Factor 3 ta vazhdonte Laura dhe të eliminohej Mia.

“X-Factor Albania” seriali i talent-shoët më i ndjekur i momentit në Shqipëri tashmë vazhdon sfidën e tij me 8 finalistët e mbetur në garë.

Ky super- spektakël, që mban firmën e regjisores, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu ju pret edhe të dielën e ardhshme me befasi të tjera. Ne orën 20:30, talent shoë më i famshëm në vend premton takimin e radhës me publikun X – Factorian vetëm në Tv Klan, Klan HD dhe Alsat Maqedonia.