Aktori i famshëm i Hollivudit, fitues i 2 Oscar-ve dhe 4 Golden Globe

Michael Douglas, fitues i dy çmimeve Oscar, 4 Golden Globe, një çmim BAFTA dhe një çmim Emmy, feston ditëlindjen e 77-të.

I lindur në 25 Shtator 1944, ai është pa dyshim një nga yjet më të famshëm të Hollivodit të dekadave të fundit. Në 1980 Douglas pësoi një aksident në ski dhe u detyrua të braktisë skenat e kinemasë për tre vite, për shkak të rehabilitimit fizik. Ai u kthye në skenë në 1983 me filmin policesk “I dënuar me vdekje për mungesë të dhënash”. Suksesi i vërtetë i aktorit erdhi në 1984 me “All’inseguimento della pietra verde”, së bashku me Kathleen Turner e Danny DeVito.

Lista e filmave të aktorit Douglas është shumë e gjatë. Në fillim të viteve 90-të, për shkak të problemeve me alkoolin u detyrua të largohej sërish nga skena. Ai u kthye në kinema në 1992, me ‘Basic Instict’, së bashku me aktoren e famshme Sharon Stone.  

Në 1993 ai ishte protagonist në “Un giorno di ordinaria follia”, duke hyrë në listën e interpretimeve të tij më të arrira. Në 1998 Douglas merr çmimin Cesar të karrierës. 

Michael Douglas është i martuar prej vitesh me aktoren e famshme Catherine Zeta-Jones me të cilën ka dy fëmijë.

Klan News