“Michael Jackson, On the Wall” titullohet ekspozita e hapur në Londër dedikuar mbretit të popit dhe një prej këngëtarëve më me ndikim të shekullit të 20.

40 fotografë dhe piktorë me veprat e tyre kanë sjellë dimensionin pa kufij të këngëtarit që frymëzoi artistë të tjerë, pjesa më e madhe e të cilëve janë pjesë e ekspozitës.

Janë ekspozuar gjithashtu objekte dhe veshje të  artistit që u nda nga jeta 9 vite më parë.

Michael pati një impakt jo vetëm në muzikë, por edhe në vidoklipe, koreagrafi dhe modë, duke përmbysur skemat klasike dhe dukë i dhënë një kontribut të veçantë në artin bashkëkohor.

Tv Klan