“Michael Kors” ka blerë markën e mirënjohur “Versace”, e themeluar nga Gianni Versace 40 vite më parë, për 2.1 miliardë dollarë. Michael Kors madje do të paguajë dhe borxhin që “Versace” kishte.

Kreu i një prej kompanive më të mëdha të modës, Michael tha se emri i markës do të ndryshojë në “Capri Holdings” , frymëzuar nga ishulli luksoz italian.  Ai do të rrisë të ardhurat e “Versace”-s në 2 miliardë dollarë si dhe do  të rrisë shitjet me pakicë në 300 dyqane.

Donatela Versace do të vazhdojë të mbikëqyrë markën, ndërsa vëllai dhe vajza e saj do të jenë aksionerë në kompani.

Kjo është hera e parë që një kompani amerikane arrin nivele të tilla të larta të modës luksoze,  në të cilat zakonisht kryesojnë marka si “Louis Vuitton”, “Balenciaga” dhe “Yves Saint Laurent”.

Klan Plus