Legjenda e Formula 1 Michael Schumacher është zhvendosur për të jetuar në një vilë luksoze në Majorca të Spanjës. Sipas shtypit spanjoll, thuhet se bashkëshortja e Schumacher e bleu këtë vilë 3 vite më parë nga Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez.

Shtatë herë kampioni i botës në garat me makina ka lënë shtëpinë e tij në Zvicër dhe po qëndron në rezidencën ekskluzive në Majorca.

Vendi ku po qëndron 51-vjeçari është identifikuar si Vila Yasmin, të cilën Corinna Schumacher e bleu në vitin 2017 për 27 milionë Paund. Kjo rezidencë u ble fillimisht nga Presidenti i Real Madrid në vitin 2005, por e nxorri në shitje në vitin 2017 pas vdekjes së bashkëshortes së tij.  

Vila Yasmin ka një sipërfaqe prej 15 mijë metra katrorë dhe përfshin dy pishina, vend për helikopter, palestër dhe një kopsht të madh.

Michael Schumacher, kampioni 7 herë i Formula 1, pësoi një aksident në ski në Alpet Franceze në Dhjetor të vitit 2013. Në atë kohë, Schumacher ra në koma dhe aktualisht raportohet se nuk mund të lëvizë dhe as të flasë. /tvklan.al