Pas aksidentit të vitit 2013 një nga pak personat që kishin kontakte dhe mundësi për të vizituar pilotin e Ferrarit, fotografoi kampionin kur ky ishte në shtrat i sëmurë dhe më pas tentoi t’i shiste ato.

Një tradhti brenda shtëpisë. Mund të thuhet edhe “brenda familjes” duke pasur parasysh numrin e  vogël të njerëzve që kanë pasur mundësi të vizitojnë Michael Schumacher që prej aksidentit me ski të ndodhur në 29 Dhjetor 2013.

Tre vite pas asaj ngjarje të tmerrshme nga vila zviceriane ku ndodhej Shumacher, dolën disa fotografi të kampionit të Formula 1, i cili ndodhej në shtrat i pavetëdijshëm. Foto të cilat u tentuan ti shiteshin gazetave për një milionë Euro.

Këto foto të bëra fshehurazi u bën shkak i një hetimit. Sipas informacioneve që ka dhënë prokuroria e Offenburg, e cila para pezullimit të hetimeve është marrë me rastin, pas denoncimit të gruas së Shumacher-it, ka qenë një person i panjohur, i cili në atë kohë ka qenë mik i ngushtë i pilotit të Formula 1 personi që ka bërë foton.

Mendohet se gjatë vizitës së tij në shtëpinë ku gjendej në shtrat shtatë herë kampion i botës në Formula 1, ai ka arritur t’i bëjë disa foto fshehurazi, të cilat më pas ka tentuar t’i shesë nëpër gazeta dhe revista të ndryshme, duke kërkuar në këmbim 1 milionë Euro.

Megjithatë Prokuroria nuk e ka bërë të ditur emrin e autorit i cili ka kryer këtë gjest të tmerrshëm të shkeljes së privatësisë.

Për Michael Schumacher, shtatë herë Kampion Bote në Formula 1, rikuperimi vazhdon në fshehtësi. Pas aksidentit në dëborë në Meribel, familja ndërtoi një kështjellë të vërtetë të fortifikuar rreth ish-pilotit të Formula 1. Vetëm familjarët më të afërt kanë qasje në vilë në Zvicër në fillim, dhe në atë në Majorca si dhe disa bashkëpunëtorë dhe disa miq të ngushtë. Siç është ish-drejtori i Ferrarit, Jean Todt. Kushtet fizike dhe mendore të Schumacher-it janë rreptësishtë sekrete, vetëm pak njerëz kanë informacion. Dhe nuk ka asnjë foto që të tregojë gjendjen shëndetësore të ish-pilotit, pasi ata që tentuan për fat të mirë nuk ia dolën./tvklan.al