Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një video-konferencë me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel. Ky i fundit ka dhënë detaje se për çfarë është biseduar mes të dyve.

Fillimisht Michel e ka uruar Ramën për anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së si anëtarë e përkohshme. Po ashtu ai shprehet se së bashku kanë folur për progresin e Shqipërinë në rrugën e saj europiane përpara zhvillimit të samitit të Ballkanit Perëndimor.

“Unë e përgëzova kryeministrin Edi Rama për zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ne gjithashtu rishikuam përparimin e rëndësishëm të bërë nga Shqipëria në rrugën e saj të BE në prag të samitit të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor”, tha Michel./tvklan.al