Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel, do të vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai e ka konfirmuar vetë këtë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Michel thotë se vizitën do ta zhvillojë për të gjeneruar një shtysë të re e për të inkurajuar më tej reformat.

“Rrugës për në Ballkanin Perëndimor (raundi i parë). Le të gjenerojmë një shtysë të re për të inkurajuar reformat dhe për të çuar përpara në mënyrë konkrete përfitimet ekonomike e progresive dhe integrimin politik tashmë gjatë vetë procesit të anëtarësimit”, njoftoi Michel.

Mësohet se vizita e Michel në rajon do të nisë nga Serbia ditën e sotme./tvklan.al