Michelle Obama gruaja më me ndikim e Shekullin 21



Michelle Obama gruaja më me ndikim e Shekullin 21

12:50 15/04/2021

Përfshihet në hollin kombëtar të famës të grave në SHBA

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Michelle Obama, do t’i bashkohet së shpejti Hollit Kombëtar të Famës të Grave, institucion i dedikuar për të nderuar dhe festuar arritjet e grave të shquara amerikane. Në këtë Holl do të përfshihen edhe 8 gra të tjera si: ish-adminitratorja e PepsiCo Indra Nooyi, ikona e futbollit Mia Hamm dhe matematicienen e NASA-s Katherine Johnson, e cila humbi jetën vitin e kaluar.

Holli Kombëtar i Famës i Grave ka emëruar anëtarët e saj për vitin 2021 e cila do të nisë aktivitetet më 2 Tetor. Në listë përfshihet edhe  autorja e librave Octavia Butler, e cila humbi jetën në 2006, Rebecca Halstead, e cila kishte një karrierë gati 30-vjeçare në ushtrinë amerikane, e të tjera Gra që kanë dhënë kontributin e tyre në jetën publike në Amerikë.

Michelle Obama është shfaqur si një nga gratë më me ndikim të shekullit 21,” citohej në faqen e internetit te Hollit Kombëtar të Famës të Gruas. Ndërkohë që ky institucion ka bërë me dije se janë marrë edhe masat rigoroze kundër Covid-19.

Klan News







Të ngjashme