“Nuk kam menduar kurrë  për zgjedhjet e ardhshme, por vazhdoj të punoj dhe të angazhohem për brezat e ardhshëm”, këtë ka deklaruar Michelle Obama në një intervistë për revistën Vanity Fair.

Sipas saj, investimet që shtete të ndryshme bëjnë për arsimimin e vajzave janë matës të nivelit të zhvillimit dhe cilësisë së jetës së atij vendi.

Gratë janë shtylla e çdo komuniteti dhe çdo familjeje. Nëse nuk investohet në arsimimin e tyre, duke u siguruar që ato të kenë njohuritë e duhura për të rritur fëmijë të shëndetshëm, për t’u siguruar që edhe ata të marrin arsimimin e duhur, një shtet do të humbiste mundësinë e mirëqenies dhe zhvillimit përreth gjysmës së popullsisë së saj. Ne nuk mund t’ia lejojmë vetes që diçka e tillë të ndodhë, sepse tashmë kjo botë ka mjaftueshëm probleme, është shprehur Michelle.

Gjithashtu ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se konsumimi i ushqimit të shëndetshëm është domosdoshmëri për të dhe familjen e saj.

Ajo ka shpjeguar se një nga parametrat tregues të një vendi në zhvillim është edhe mënyra se si ushqehen dhe sa mundësi ka një familje të ketë në tavolinë produkte organike.

Zonja Obama nuk ka lënë pa përmenduar edhe eksperiencën e saj në karantinë me dy vajzat të cilat e kanë befasuar me cilësitë e tyre si pastiçiere.

Isha e lumtur ndërkohë që i shikoja të gatuanin, të gabonin dhe të provonin përsëri deri sa t’i realizonin më së miri. Mendoj se tashmë ato janë gati të jetojnë vetëm dhe t’ja dalin.

 Klan News