Mickoski: Dështuam për shkak të politikave të gabuara

Posta

Mickoski: Dështuam për shkak të politikave të gabuara

15:39 22/10/2019

“Duhet të ndaheshim nga Shqipëria, jemi para tyre”

Për numrin një të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, fajin pse vendi nuk e mori datën për çeljen e negociatave për aderim me të drejta të plota në Bashkimin Evropian, nuk duhet kërkuar as në Paris e as në Bruksel, por në Shkup. Kryefajtore, thotë ai, është Qeveria.

 “Ajo që ndodhi atje është vetëm rezultat i politikave të gabuara që ndodhën në Republikën e Maqedonisë gjatë periudhës së kaluar, politikave reprezent i së cilave është praktikisht, qeveria e prirë nga Zoran Zaev dhe LSDM-ja. Në vazhdimësi u bënë gabime tashmë për tre vite me radhë. Kurresi t’i shikonin shenjat pranë rrugës se praktikisht do të ndodhte ajo që edhe ndodhi”.

Duke shpjeguar rezervat e partisë së tij, se Maqedonia nuk duhet të ishte në një paketë me Shqipërinë, numri një i partisë më të madhe opozitare maqedonase ndanë vlerësimin se ndërlidhja, sikurse thotë është e panatyrshme.

Ndërlidhja jo e natyrshme me Shqipërinë në këtë proces nënkupton se këtu ne paguajmë një koncesion të madh. Përse? Që të mos kuptohem gabimisht, me respekt të thellë për fqinjin tonë perëndimor, mendoj se në shumë procese ne jemi shumë më përpara se ç’është shteti i Shqipërisë, fqinji ynë perendimor. Për këtë, nëse unë kam të drejtë apo jo, nuk po hyj në detaje, shikoni raportin e fundit gjatë votimit në Bundestagun gjerman dhe do të shihni sa kushte mori po-ja pozitive për Shqipërinë dhe sa vota mori po-ja pozitive dhe cilat ishin kushtet që i mori Maqedonia”.

Përballë kolegut Seladin Xhezairi, kreu i VMRO-DPMNE-së riafirmoi rezervat ndaj ligjit për përdorimin zyrtar edhe të gjuhës shqipe, duke iu referuar edhe mendimeve të të debatueshme të Komisionit të Venecias, se Ligji minon sistemin juridik.

Ndërhyrjes , se përse partitë politike maqedonase i frikësohen përdorimit të shqipes kur në Kosovën fqinje, serbishtja është gjuhë zyrtare tani që atje serbët janë shumë më pak dhe përbëjnë rreth 5 për qind të popullsisë, Hristijan Mickoski i jep këtë përgjigje:

Së pari, kemi dy dallime thelbësore: Nuk janë një Kosova dhe Maqedonia. Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara. Kosova ende nuk është shtet çfarë duhet të jetë, respektivisht kur flasim se nuk është shtet çfarë duhet të jetë dua të them se, ajo nuk është e integruar në kuadrin e institucioneve ndërkombëtare sikurse është Maqedonia, edhe pse Maqedonia ishte ndër të parat që e njohu pavarësinë e fqinjit tonë verior dhe këtë e bëri Qeveria e VMRO-DPMNE-së…Ne kurrë nuk do ta pengojmë përdorimin e gjuhës, që dallon nga maqedonishtja që e përdor grupi etnik, që është shumicë, por kjo duhet të jetë e aplikueshme, nuk duhet të jetë në mënyrën çfarë është tani, duhet të jetë konform ligjit, duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën’.

Kreu i VMRO-DPMNE-së saktësoi se për të dhe partinë e tij do të jetë e pranueshme çdo marrëveshje që do të arrihet mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar. Ai paralajmëroi se shtyllë e fushatës së partisë së tij për zgjedhjet e parakohshme, të 12 prillit të vitit të ardhshëm do të jetë angazhimi i pakompromis  për vendosjen e shtetit të së drejtës, kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe krijimi i kushteve për një jetë më të mirë të të gjithë qytetarëve.

Tv Klan  


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT