Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në një dalje për mediat teksa ka uruar Shqipërinë për çeljen e kapitujve të parë të negociatave me BE, ka dalë kundër kushtit të vendosur nga Bullgaria për ndryshimin e Kushtetutës.

“Nuk duhet të pranojmë më kushte mbi bazën e koncesioneve kombëtare në kurriz të qytetarëve. Nëse ky është kushti për Maqedoninë atëherë: Jo faleminderit”, deklaroi Mickoski.

Marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë tensionuar vitet e fundit, pasi Sofja ka vendosur veton duke bllokuar procesin e integrimit, pa vendosjen në Kushtetutën maqedonase të pakicës bullgare.

Tv Klan