Microsoft mbyll LinkedIn në Kinë - Tv Klan

Microsoft mbyll LinkedIn në Kinë


Microsoft mbyll LinkedIn në Kinë

20:23 14/10/2021

Microsoft mbyll rrjetin e vetë social LinkedIn nga Kina, duke thënë se dakordësimi me shtetin po bëhet i pamundur.

Kjo gjë erdhi nga fakti se disa profile gazetarësh në këtë rrjet u mbyllën. LinkedIn do lancojë një version vetëm për punë, të quajtur InJobs, në muajt në vijim. Dhe ky version nuk do përfshijë shpërndarjen apo postimin e artikujve.

Zëvendëspresidenti i LinkedIn Mohak Shroff postoi: “Ne po përballemi me një mjedis shumë sfidues dhe me kërkesa të larta pajtueshmërie në Kinë”. 

LinkedIn ka qenë e vetmja platformë media sociale përëndimore në shtetin aziatik. Kur u prezantua në vitin 2014, rrjeti u dakordësua me kushtet e qeverisë kineze sesi do të operonte atje, gjithashtu u premtua se do të ishte transparente dhe nuk ishte dakord me censurën e qeverisë.

Së fundmi nga rrjeti janë larguar disa profile gazetarësh, për të cilët Kina nuk pranonte faktin që kjo kompani amerikane të kishte të dhëna mbi shtetin kinez. /tvklan.al








Të ngjashme